Sa kushton trofeu i Carabao Cup që fitoi sot Manchester United

Sa kushton trofeu i Carabao Cup që fitoi sot Manchester United

21:05, 26/02/2023

Manchester United e fitoi trofeun e parë pas gjashtë vitesh pritjeje, pasi mposhti 2-0 Newcastle United në finalen e Carabao Cup.

Casemiro dhe një auto-gol i Steven Botman, ishin të mjaftueshme për të siguruar triumfin e “Djajve të Kuq” në Kupën e Ligës.

Erik ten Hag u bë holandezi i parë që e fiton trofeun që ndryshe njihet edhe si EFL Cup, derisa është edhe trofeu i tij i parë në sezonin debutues.

Por, sa kushton trofeu i Carabao Cup, sa është madhësia dhe pesha?

Ky trofe kushton 23 mijë euro dhe peshon vetëm tre kilogramë.

Ai është i gjatë 27 centimetra, ndërsa i gjerë 20.5 centimetra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco