Shkëputja në krye të Serie A, Napoli ‘programon’ festën e titullit

Shkëputja në krye të Serie A, Napoli ‘programon’ festën e titullit

20:01, 26/02/2023

Sido që të përfundojë pjesa tjetër e ndeshjeve të turneut, diferenca mes Napolit kryesues dhe ndjekësit më të afërt do të jetë 18 pikë.

Napolitanët janë edhe më afër titullit të tyre të parë në ligë që nga viti 1990.

Një ditë më parë, shtypi raportoi se Napoli tashmë kishte filluar të planifikonte festimin e kampionatit.

Festimet në Napoli mund të zhvillohen në fillim të qershorit.

Ndeshjen e radhës e Serisë A Napoli e zhvillon më 3 mars ndaj Lazios në shtëpi.

Sakaq, ka edhe një lajm pozitiv, Amir Rrahmani tani është një lojtar kyç i skuadrës së Napolit dhe performanca e tij në repartin e prapavijës ka bërë që drejtuesit ta blindojnë mbrojtësin kosovar duke i ofruar një rinovim kontrate.

Kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024, por sipas “Tuttomercatoweb”, bisedimet mes mbrojtësit dhe klubit tashmë kanë avancuar për një marrëveshje të re deri në vitin 2027.

Napoli është shumë pranë fitores së Serie A dhe ka bërë një rrugëtim të mrekullueshëm deri më tani në Champions League dhe padyshim që kërkesat për Rrahmanin do të jenë të larta, por edhe vlera e kartonit të tij gjithashtu do të rritet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco