VIDEO/ Feston themelimin e Arabisë Saudite, Ronaldo si një sheik i vërtetë me veshjet karakteristike të vendit

VIDEO/ Feston themelimin e Arabisë Saudite, Ronaldo si një sheik i vërtetë me veshjet karakteristike të vendit

10:28, 23/02/2023

Cristiano Ronaldo së bashku me ekipin Al-Nassr ka festuar dje ditën kombëtare të themelimit të Arabisë Saudite.

Ashtu siç shikohet nga pamjet, CR7 është veshur me veshjet karakteristike saudite për të përkujtuar themelimin e këtij vendi nga Imam Mohammed bin Saud në shkurt 1727.

Image

Ylli portugez ka kërcyer dhe festuar një ditë kaq të rëndësishme për Mbretërinë Arabe së bashku me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve të tij dhe stafin stërvitor të drejtuar nga Rudi Garsia.

Në frontin sportiv, Al Nassr vazhdon ritmin e tij triumfues në garë duke kryesuar kampionatin me 40 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco