‘Mbylle gojën!’/ Onana shpjegon sherrin me Dzekon në Inter-Porto

‘Mbylle gojën!’/ Onana shpjegon sherrin me Dzekon në Inter-Porto

10:08, 23/02/2023

Interi fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tave në Champions League teksa zikaltrit mposhtën Porton në “San Siro”.

Sfida ishte e komplikuar për italianët teksa e zgjidhën vetëm në minutën e 86-të me një gol të Romelu Lukakut, i cili ishte një zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzaghi dhe u aktivizua në pjesën e dytë.

Një fanellë titullari ishte rezervuar për Dzekon, i cili nuk ia doli të rrezikonte portugezët, por u bë protagonist për një debat me portierin Andre Onana në fraksionin e parë.

Portieri u afrua të protestonte tek arbitri në minutën e 37-të, por sulmuesi iu kthye keq duke i kërkuar të qëndronte në portë dhe të mbyllte gojë.

Ai që ndërhyri ishte Hakan Calhanoglu me turkun që mendoi të zbuste situatën ndërsa pas sfidës, Onana u shpreh se bëhej fjalë për nervat e zakonshme në lojë.

“Ishte tensioni i ndeshjes, ndonjëherë kemi vizion të ndryshëm por gjithçka bëhet për të mirën e skuadrës. Jemi lojtarë me eksperiencë dhe secili thotë atë që mendon, e kemi këtë të drejtë. Mendoj se ai episode tashmë është harruar dhe më këtë inat e ambicie mund të fitojmë ndeshje të rëndësishme”, u shpreh Onana.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco