Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, vendimet që u morën

Mblidhet Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan, vendimet që u morën

09:27, 23/02/2023

Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan ka mbledhur anëtarësinë e saj këtë javë për të zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të kësaj shoqate, që u zhvillua në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

Në këtë mbledhje morën pjesë 19 delegatët, që përfaqësuan 18 anëtarët e SHRF Elbasan, teksa u diskutuan çështje të rëndësishme për zhvillimin e futbollit dhe aktiviteteve futbollistike në këtë rajon.

I pranishëm në punimet e kësaj mbledhjeje ishte edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu, i cili vlerësoi punën e bërë nga SHRF Elbasan dhe i siguroi anëtarët se FSHF do t’i mbështesë vazhdimisht në të gjitha projektet për të masivizuar futbollin, qoftë në nivel amator, ashtu edhe në atë profesionist.

Pasi u bë verifikimi i mandateve të delegatëve, kryetari i SHRFE, Ilirjan File, ka bërë një pasqyrë të aktiviteteve të zhvilluara nga kjo shoqatë përgjatë vitit 2022 si edhe të vendimeve që duhen marrë për të siguruar funksionimin sa më të mirë të aktiviteteve në këtë rajon.

Në fjalën e tij File theksoi se ka pasur një përmirësim të vazhdueshëm të raportit të numrave s ai përket afrimin të më shumë djemve dhe vajzave me futbollin, ndërsa përmendi edhe mbështetjen e FSHF-së me projektet e rëndësishme si “Topi Yt” dhe “Uniforma Ime” apo edhe “Playmaker”, duke i siguruar kështu bazë materiale falas të gjitha ekipeve që janë të angazhuara me kampionatet e çdo niveli në të gjithë vendin.

Projekte që kanë dhënë një impakt të menjëhershëm në rritjen e fëmijëve që luajnë futboll, kryesisht vajza. Mes objektivave më të rëndësishme në vazhdim të kësaj shoqate është përmirësimi i infrastrukturës dhe ndërtimin i fushave të reja në bashkëpunim me FSHF dhe pushtetin lokal.

Më tej, u vijua me miratimin e pasqyrave financiare dhe buxhetit për vitin 2023, ndërsa anëtarët kanë votuar edhe për zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë këtë shoqatë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Pas verifikimit të kandidaturave u kalua në procesin e votimit dhe në fund delegatë të SHRFE u zgjodhën Ilirjan File dhe Andi Bibo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco