Lukaku i jep Interit fitoren ndaj Portos, loja u shënua edhe nga një konflikt i ashpër mes Dzekos dhe Onanës

Lukaku i jep Interit fitoren ndaj Portos, loja u shënua edhe nga një konflikt i ashpër mes Dzekos dhe Onanës

23:02, 22/02/2023

Futbollistët e Interit mundën Porton në ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve në stadiumin Giuseppe Meazza me rezultat 1-0, duke fituar kështu një avantazh solid përpara ndeshjes së dytë në Portugali.

Rastin e parë të madh të ndeshjes e pati Calhanoglu, i cili goditi traversën, por portieri i mysafirëve bëri një pritje të shkëlqyer. Porto më pas u kundërpërgjigj me Grujiç, gjuajtja e të cilit u ndal nga Onana.

Interi mund të kishte kaluar në epërsi në fund të pjesës së parë, por sërish portieri i mysafirëve Costa ishte në lartësinë e detyrës duke e ndalur goditjen me kokë të Bastonit. Pjesa e parë u mbyll pa gol.

Pjesa e dytë u hap nga Barella me një rast të mirë kur gjuajti jashtë dhe më pas në vetëm pak minuta Porto pati tri raste të shkëlqyera. Fillimisht Onana i shpëtoi një gjuajtje Taremit, më pas u bllokua Zaidu, i cili goditi sërish, por Onana u dallua sërish me një ndërhyrje të shkëlqyer. Porto ishte më i rrezikshëm në pjesën e dytë dhe humbi një tjetër mundësi të madhe për të kaluar në avantazh në minutën e 74-të kur Taremi gjuajti sërish pranë portës.

Dymbëdhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, gjyqtari Jovanoviç përjashtoi Oravi, i cili mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të keqe. Interi numerikisht superior arriti fitoren katër minuta para përfundimit të ndeshjes dhe shënues ishte zëvendësuesi Lukaku. Fillimisht, pas një krosimi, ai goditi shtyllën me kokë, por topi i erdhi sërish në këmbë, kështu që nuk ishte shumë problem ta fuste në rrjetë për 1-0 finale.

Ndeshja u karakterizua edhe nga një debat mes portierit vendas, Andrea Onana dhe Dzeko.

Onana dhe Dzeko u përleshën verbalist midis tyre. Mesfushori turk Hakan Calhanoglu u përfshi në gjithçka dhe u përpoq të qetësonte gjërat mes shokëve të skuadrës, duke i vendosur dorën në gojë portierit kamerunian.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Portos dhe Interit do të luhet më 14 mars në stadiumin Dragao.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco