Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Igli Tare: Futbolli është në një moment të keq, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj shpenzimeve

Igli Tare: Futbolli është në një moment të keq, duhet të jemi të vëmendshëm ndaj shpenzimeve

19:07, 21/02/2023

Rritja e çmimeve të lojtarëve dhe paratë e pakta që po qarkullojnë në botën e futbollit, duket se po ndikojnë për keq te niveli i sportit për shumë klube, në vende të ndryshme të botës dhe një gjë të tillë e ka shprerus sot dhe ish-“legjionari” i Kombëtares “kuqezi”, tashmë drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.

Në konferncën për shtyp, që u zhvillua në nder të prezantimit të afrimit më të ri të “shqiponjave”, mbrojtësit italian, Luca Pellegrini, Tare theksoi se futbolli në mbarë botën është në një moment të keq.

“Ne po jetojmë një moment të keq në futboll në nivel botëror dhe evropian, si rezultat ne do të përpiqemi të bëjmë mirë. Njëra anë për të ruajtur nivelin e lartë të skuadrës, nga ana tjetër për të qenë të vëmendshëm ndaj shpenzimeve. Sidomos për të sjellë lojtarë të rinj, me perspektivë të madhe, duhet koha e duhur që të rriten djemtë”,- u shpreh Tare, në fjalën e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco