I hëngri biletat e finales, tifozi i Newcastle nxjerr qenin në shitje

I hëngri biletat e finales, tifozi i Newcastle nxjerr qenin në shitje

09:39, 21/02/2023

Newcastle shkon pas shumë dekadash në një finale kupe pasi këtë fundjavë do të luajë në “Wembley” kundër Man. United për Carabao Cup por ëndrra e tifozit të thekur, Alan Carling, u shua me zhdukjen e biletave që kishte prenotuar për ta ndjekur ndeshjen nga stadiumi.

Qeni i tij i rracës “Golden Retriever” i kishte ngrënë të dyja biletat me vlerë 144 pound, por që për tifozin kishin një vlerë shumë më të madhe shpirtëtore se sa monetare. Pasi mori vesh se qeni i tij Rudy i kishte bërë të papërdorshme të dyja biletat, ai nuk u mendua dy herë duke e nxjerrë në shitje për vetëm 5 pound.

Në këtë rast, dashuria për klubin e zemërës e ka thyer atë për kafshën që duhet të mësohet me një pronar të ri, ndërsa ka nga ata tifozë që në rrjetet sociale e shfrenojnë fantazinë duke shkruar se qeni është një tifoz i rivalëve të urryer të Sunderland.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco