Princi i Kurorës së Katarit, ofertë zyrtare për blerjen e Man United

Princi i Kurorës së Katarit, ofertë zyrtare për blerjen e Man United

10:47, 18/02/2023

Fjalët që ditëve të fundit, që më shumë konsideroheshin si thashetheme, tashmë janë realitet.

Jassim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Katarit, ka publikuar se ka bërë ofertë për familjen Glazers (pronarët aktualë të “Djajve të Kuq” për blerjen e 100% të aksioneve të Manchester United.

Shifra e blerjes së klubit legjendar anglez nga Jassim bin Hamad Al Thani, Princi i Kurorës së Katarit llogaritet në rreth 6 miliardë euro.

Në deklaratën për shtyp, Jassim bin Hamad Al Thani thotë se dëshiron ta “rikthejë klubin në lavdinë e tij të mëparshme, si brenda dhe jashtë fushës dhe do të kërkojë të kthejë tifozët në zemrën e Manchester United”.

“Duam të investojmë në ekipet e futbollit, qendrën stërvitore, stadiumin, të zgjerojmë infrastrukturën e klubit…”

Me pak fjalë, investimi i sheikëve nga Katari ka si objektiv “që Manchester United të njihet në mbarë botën për ekselencën e tij futbollistike dhe të konsiderohet klubi më i mirë në botë”.

Jassim bin Hamad Al Thani pretendon se është një “tifoz i përjetshëm i Manchester United” dhe dëshiron “të rikthejë traditën dhe lavdinë sportive në klub”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco