Tjetër sukses në xhudo/ Laura Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael

Tjetër sukses në xhudo/ Laura Fazliu rrëmben medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael

16:38, 17/02/2023

Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Tel Avivit në Izrael.

Në duelin e fundit dhe vendimtar, Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë, mposhti izraeliten Gili Sharir.

Ajo shfrytëzoi momentin e pakujdesisë të Sharirit dhe e fitoi sfidën me Ippon, pas një luftë të fortë .

Laura e nisi ditën me revanshin ndaj kampiones evropiane. Ajo në xhiron e parë mposhti britaniken Gemma Howell, ndaj së cilës kishte humbur në finale të Evropianit të kaluar. Laura realizoi hedhje mjeshtërore në kohën shtesë.

Edhe në pengesën e dytë, Laura nuk pati telashe. Fitoi ndaj hungarezes Brigitta Varga me mbërthim në kohën shtesë.

Megjithatë, Fazliu u mposht në çerekfinale të garës. Ajo humbi nga bartësja e parë, kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard, që ka medalje olimpike e botërore.

Në repesazhin e kategorisë së saj, xhudistja kosovare mposhti legjendën e xhudos, francezen Clarisse Agbegnenou, që është kampione në fuqi olimpike dhe ka pesë tituj të botës e pesë medalje të arta evropiane.

Laura ka dëshmuar edhe një herë tjetër se është top-xhudiste botërore, ku u stolis me të bronztën, pavarësisht shortit shumë të vështirë.

Laura Fazliu 22-vjeçare është nënkampione evropiane dhe ka fituar edhe medalje tjera të mëdha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco