Të zemëruara me vendimet, futbollistet femra ndoqën arbitrin në të gjithë fushën dhe e rrahën

Të zemëruara me vendimet, futbollistet femra ndoqën arbitrin në të gjithë fushën dhe e rrahën

14:19, 17/02/2023

Në një ndeshje të ligës së futbollit për femra në Republikën Demokratike të Kongos janë parë skena të pabesueshme.

Ngjarja ka ndodhur në stadiumin Kibassa Maliba në Lubumbashi gjatë ndeshjes së kampionatit kombëtar të femrave mes DCMP Bikira dhe Mazembe.

Me rezultatin 5-1 në favor të Mazembes, arbitri nuk akordoi penallti për Bikirën.

Ky vendim shkaktoi një revoltë të madhe tek lojtaret, por edhe tek pankina e Bikiras, ndaj arbitrit iu desh të vraponte për t’i shpëtuar sulmit.

 

 

Ai i shmangu mirë sulmet e para duke shkuar pas pankinës, por më pas arbitri fatkeq u strehua në vendin ku qëndrojnë delegatët.

Nuk ishte lëvizja e tij më e mirë dhe në video mund të shihni se si e goditën futbollistet dhe veçanërisht një person nga stafi i tyre.

Në fund një futbolliste e goditi me shkelm dhe pas gjithë kësaj arbitri disi arriti të arratisej në dhomën e zhveshjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco