VIDEO/ Raphinha u tërbua pasi Xavi e nxori nga loja, shkatërroi një karrige dhe iu lut për falje

VIDEO/ Raphinha u tërbua pasi Xavi e nxori nga loja, shkatërroi një karrige dhe iu lut për falje

12:43, 17/02/2023

Lojtarët e Barcelonës dhe Manchester United barazuan 2-2 në ndeshjen e parë të raundit me eliminim direkt në Europa League dhe individi më i mirë në radhët e skuadrës katalanas, Raphinha, shkaktoi një incident pasi u zëvendësua në të 83-ën minutë.

Braziliani fillimisht asistoi Marcos Alonso për 1-0 në minutën e 50-të dhe pasi United përmbysi rezultatin, ai shënoi në minutën e 76-të për të barazuar rezultatin në 2-2. Megjithatë, vetëm shtatë minuta më vonë trajneri Xavi e zëvendësoi atë dhe futi në lojë Ferran Torres.

Raphinha u tërbua pasi u përshëndeti me inat Torres dhe Xavi, dhe më pas shkaktoi një incident në stolin e lojtarëve rezervë.

Anësori brazilian ishte dukshëm i zhgënjyer dhe kur u ul në stol, filloi të godiste me të gjitha forcat karrigen para tij ku ishte ulur Alonso. Fatmirësisht Jordi Alba arriti ta qetësonte dhe pas ndeshjes gazetarët spanjollë u interesuan për zhvillimin e situatës.

Raphinha tha pas ndeshjes se i kërkoi falje trajnerit Xavi.

“I kërkova falje trajnerit dhe përmes kësaj i kërkoj falje publike të gjithëve – trajnerit, Torres, të gjithë ekipit dhe tifozëve. E di që kam bërë një gabim dhe kërkoj nga të gjithë të më falin dhe premtoj se kjo nuk do të ndodhë më. Thjesht doja të qëndroja në fushë për të provuar të fitoja”, tha braziliani.

Xavi tha se tashmë e ka falur dhe se e kupton plotësisht.

"E kuptoj pse ishte i inatosur, edhe unë u zemërova. E bëra zëvendësimin sepse mendova se do të ndihmonte skuadrën. Raphinha më kërkoi falje, por nuk kishte nevojë. Për mua është pozitive që ai tregon se dëshiron të luaj sa më shumë”, tha ai. Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco