Newcastle nis nga puna për merkaton e verës, klubi anglez synon transferimin e 'yllit' të Romës

Newcastle nis nga puna për merkaton e verës, klubi anglez synon transferimin e 'yllit' të Romës

10:45, 17/02/2023

Merkato e janarit sapo ka përfunduar dhe ajo e verës është shumë larg, por në Angli i kushtojnë përsëri shumë vëmendje kësaj teme.

Shumë emra dhe klube janë në valle, ndërsa së fundmi në “ishull” po qarkullon lajmi se Newcastle ka gati surprizën e verës.

Bëhet fjalë për ishin e Juventus, Paulo Dybala i cili aktualisht luan te Roma dhe ka një kontratë deri në vitin 2025.

Newcastle është seriozisht në garë për zonën Champions League këtë edicion dhe nëse në fund ia del, atëherë do të ketë më shumë alibi për të ndërhyrë në merkato fuqishëm dhe një emër i cili preferohet nga drejtuesit është pikërisht argjentinasi.

Dybala gjithmonë ka pasur admirues në Premier League dhe vlera e kartonit të mesfushorit llogaritet rreth 30 milionë euro dhe një shumë e tillë duket se nuk përbën rrezik për anglezët që janë të vendosur për të ndërtuar një ekip fantastik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco