Kristian Prenga rikthehet në ring, boksieri shqiptar paralajmëron duelin e madh në SHBA

Kristian Prenga rikthehet në ring, boksieri shqiptar paralajmëron duelin e madh në SHBA

17:17, 16/02/2023

Boksieri shqiptar i cili bokson ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, Kristian Prenga, me datë 25 Mars ndeshet për dy tituj kampion, titullin WBA dhe atë NBA.

Ndeshja do zhvillohet ne Atlantic City, ne një prej sallave te boksit më te famshme. Deri sot, asnjë boksier shqiptar nuk ka arritur të konkurrojë dhe brenda një ndeshjeje të luajë për këto dy tituj.

Prenga, me një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve të tij që me flamurin shqiptar ta mbështesin gjatë ndeshjes.

“25 Mars ndeshja e rradhes ne Atlantic City. Kesaj here ndeshem per 2 tituj WBA edhe NBA. Ju premtoj qe do te jap maksimumin tim qe te marr te dy brezat dhe ti sjell ne ATDHE. Për bileta kontaktoni ne numrin e telefonit ne poster ose linkun ne Bio. Ju mirëpres per ta tejmbushur stadiumin kuq e zi. Ju dhuroni show me flamurin shqiptar dhe brohoritje, unë do t’ju dhuroj show ne ring. Ju dua”, shkruan Prenga në “Facebook”.

Kujtojmë se Prenga bokson me flamurin kombëtar dhe kjo fitore mund ta rendisë atë ndër 15 boksierët më të mirë në botë të momentit.

I urojmë suksese kampionit tonë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco