Neymar harron humbjen ndaj  Bayernit, fotografohet në një hotel luksoz teksa luante poker

Neymar harron humbjen ndaj Bayernit, fotografohet në një hotel luksoz teksa luante poker

16:44, 16/02/2023

Sikur të mos mjaftonte humbja në ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, Neymar u sigurua që të zemëronte më tej tifozët e PSG-së me një tjetër lëvizje të nxituar.

Vetëm një natë pas humbjes, braziliani vendosi të argëtohej me poker në hotelin luksoz parizian “Hyatt Regency”, dhe gjithçka u regjistrua dhe u publikua në Instagram stories në profilin zyrtar të Poker Stars.

Një kapak me maskë, një kapuç dhe pamjen e një lojtari të vërtetë pokeri, brazilianit dukej sikur nuk i interesonte çfarë ndodhi në “Princeva Park” kur Bayern festoi 1:0 dhe e çoi PSG-në në prag të eliminimit.

Image

Kjo nuk ishte e gjitha, pasi në të njëjtën mbrëmje (të mërkurën) Neymar luajti edhe në Mystery Bounty, një tjetër turne prestigjioz, hyrja e të cilit kushton 10 mijë euro.

Sipas informacioneve nga shumë faqe të specializuara, sulmuesi 31-vjeçar ka arritur të kualifikohet edhe në turin e dytë, duke u renditur në vendin e 30-të nga 45 lojtarë të kualifikuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco