Jo vetëm Zaniolo, një tjetër lojtar i Romës drejt kampionatit turk

Jo vetëm Zaniolo, një tjetër lojtar i Romës drejt kampionatit turk

15:08, 16/02/2023

Besiktas ka nisur negociatat me Stephan El Shaarawy në përpjekje për të transferuar futbollistin e Romës dhe për të siguruar përforcime të reja.

Merkato në Turqi fillimisht ishte menduar të përfundonte më 8 shkurt, por FIFA dha një shtyrje 10-ditore për shkak të tërmeteve katastrofike që goditën vendin.

Galatasaray përfundoi marrëveshjen me Romën dhe transferoi Nicolo Zaniolo javën e kaluar, me një kontratë katërvjeçare e gjysmë të nënshkruar. Ndërkohë, Besiktas solli Omar Colley nga Sampdoria më 9 shkurt, por nuk ndalet me kaq.

Media turke,  “Sabah”, shkruan se Besiktas dëshiron edhe El Shaarawy dhe se negociatat janë në vazhdim.

Image

30-vjeçari preferon të përfundojë sezonin te skuadra romake dhe kështu të presë përfundimin e kontratës, por klubi turk po përpiqet ta sjellë atë menjëherë, pra para përfundimit të merkaton aktuale më 18 shkurt.

Italiani ka gjithsej 22 paraqitje këtë sezon, 16 në Serie A, katër në Europa League dhe dy në Coppa Italia. Ai ka shënuar tre gola në kampionatin vendas, ndërsa ka një asist në Europa League.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco