Xavi i mërzitur me himnin e Champions League: Duhet të përballemi me realitetin

Xavi i mërzitur me himnin e Champions League: Duhet të përballemi me realitetin

14:42, 16/02/2023

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka mbajtur një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së parë të 1/16-ave së Europa League mes skuadrës së tij dhe Manchester United, që do të luhet sot në orën 18:45. "Unë ende mërzitem kur dëgjoj himnin e Champions League. Ne duhet të luanim në atë kompeticon të rëndësishë, për shkak të sukseseve historike dhe madhështisë," tha Xavi.

Kujtojmë se Barcelona nuk u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League. Në grupin C grumbulluan shtatë pikë, tre më pak se Interi, ndërsa Bayern ishte i pari me maksimumi 18 pikë. Viktoria Plzen nuk grumbulloi asnjë pikë. Kështu, katalanasit u kualifikuan në kompeticionin e dytë evropian pasi u renditën në vendin e tretë, ku shorit i vendosi përballë United.

"Ne duhet të përballemi me realitetin. Jemi të emocionuar për këtë kompeticion shumë të rëndësishëm për skuadrat që e luajnë. Është e rëndësishme të arrijmë sukses, veçanërisht në Evropë, pasi nuk kemi pasur rezultate për disa sezone. Pa dyshim, ky është një test i mirë për të parë nëse mundemi për të konkurruar në Evropë”, tha Xavi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco