Guardiola: Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Arsenal, diferencën e bëri cilësia e djemve të mi

Guardiola: Nuk është e lehtë të fitosh ndaj Arsenal, diferencën e bëri cilësia e djemve të mi

10:02, 16/02/2023

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, doli në një konferencë për shtyp pas triumfit 3-1 ndaj Arsenal, duke i “marrë”këtyre të fundit kreun e Premier League.

Në konferencën për mediet, tekniku theksoi se diferencën e bënë djemtë e tij, ndërsa më tej shtoi se nëse nuk do të kishin fituar këtë përballje gjithçka do ishte mbyllur këtu.

"Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër tyre. Ata janë një ekip i madh. Diferencën e bëri cilësia e djemve të mi. Edhe në kohët e vështira ne qëndruam të fokusuar dhe brenda ndeshjes. Nëse do të kishim humbur, lufta për titull do të ishte pothuajse e mbyllur.”-tha Guardiola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco