Europa dhe Conference League: Dueli mes Barcelonës dhe United në qendër të vëmendjes, ja të gjitha ndeshjet e sotme

Europa dhe Conference League: Dueli mes Barcelonës dhe United në qendër të vëmendjes, ja të gjitha ndeshjet e sotme

09:42, 16/02/2023

Ditën e sotme fillon faza me eliminim direkt në Europa League dhe pa dyshim që dueli më interesant na pret në stadiumin “Camp Nou”, ku Barcelona do të presë Manchester United.

Në të kaluarën, gjigantët spanjollë dhe anglezë kanë luajtur duelet e tyre në Champions League, por tani kohët kanë ndryshuar dhe ata po luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Barcelona është favoritja në ndeshjen e sonte në fazën e 1/16-ave që fillon nga ora 18:45 dhe trajneri Xavi mund të llogarisë shërbimet e të gjithë lojtarëve përveç Sergi Busquets dhe Ousmane Dembele.

Nga ana tjetër, Erik ten Hag ka shumë probleme me dëmtime dhe pezullimet. Katër lojtarë janë të lënduar, ndërsa Lisandro Martinez dhe Marcel Sabitzer, të cilët transferuan pezullimin nga Bayerni.

Image

Në orën 18:45 takohen Salzburgu dhe Roma dhe mes të pranishërmve te skuadra italiane, shihet edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.

Në ndeshjet e tjera Ajax dhe Union Berlin, dhe Shakhtar dhe Rennes do të luajnë në orën 18:45, ndërsa në ora 21:00 do të luhen Bayer Leverkusen – Monaco, Juventus – Nantes, Sevilla – PSV dhe Sporting – Midtjylland.

Gjithashtu ditën e sotme nis edhe Conference League dhe padyshim sfidat më interesante do të luhen në orën 18:45, ku do të luhen Braga-Fiorentina, Qarabag-Gent dhe Trabzonspor-Basel.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco