Një tjetër trajner shkarkohet në Serie A, vendin e tij mund ta marrë Andrea Pirlo

Një tjetër trajner shkarkohet në Serie A, vendin e tij mund ta marrë Andrea Pirlo

21:12, 15/02/2023

 

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Luca Gotti nuk është më trajneri i Spezias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Serie A me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Në të thuhet se Gotti është shkarkuar nga detyra si trajneri i parë i skuadrës. Barazimi në sfidën e fundit ndaj Empolit rezultoi fatale për Gottin që megjithatë kishte krijuar shumë pakënaqësi në ambient edhe me rezultatet e mëparshme.

Spezia lufton për mbijetesë në Serie A ku ndodhet në vendin e 17-të në kuotën e 19 pikëve, 2 më pak se Hellas Verona që është në zonën e ftohtë. Sa i përket zëvendësuesit të tij, në mediat italiane përflitet një rikthim në Serie A i Andrea Pirlos që mund të marrë vendin e të larguarit Luca Gotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco