Formacionet zyrtare: Brugge-Benfica, surprizat e Championsit në aktin e parë

Formacionet zyrtare: Brugge-Benfica, surprizat e Championsit në aktin e parë

20:18, 15/02/2023

Pakkush e kishte menduar se Club Brugge-Benfica do të ishte një përballje që do të siguronte një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për një prej këtyre dy skuadrave.

Por ata ia dolën të kalonin në grupet përkatëse dhe tashmë do të diskutojnë mes tyre një sfidë që deri diku duket e hapur.

Vendasit e drejtuar nga Skot Parker luajnë këtë duel me Lang në sulm, të mbështetur nga Bjukenan, Vanaken dhe Souah në mesfushë.

Nga ana tjetër, portugezët e drejtuar nga Shmid, gjejnë përsëri nga minuta e parë Gonçalo Ramos, i cili ka humbur ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi.

Sot, ai do të jetë në majën e sulmit, i mbështetur nga Aursnes, Zhoao Mario dhe Rafa Silva.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco