Formacionet zyrtare/ Arsenal-Manchester City, Arteta dhe Guardiola rreshtojnë titullarët

Formacionet zyrtare/ Arsenal-Manchester City, Arteta dhe Guardiola rreshtojnë titullarët

19:48, 15/02/2023

Arsenal-Manchester City është kryendeshja e Premier League teksa dy skuadrat kryesuese përplasen për llogari të javës së 12-të, duke qenë se në atë kohë kalendari u mbingarkua si pasojë e vdekjes së Mbretëreshës. Diferenca tre pikë në favor të Arsenal në klasifikim e bën edhe më vendimtare përballjen me topçinjtë kërkojnë të rikthehen tek titulli që iu mungon prej vitit 2004.

Kjo do të jetë përballja numër 187 në histori me topçinjtë që kryesojnë me 89 fitore, The Citizens nga ana tjetër kanë fituar në 55 raste ndërsa 42 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Së fundmi janë zbuluar edhe formacionet përkatëse të trajnerit Mikel Arteta dhe Pep Guardiola teksa Arsenal e nis në sulm me Nketiah, Martinelli dhe Saka ndërsa në mesfushë nuk mungojnë Xhaka dhe kapiteni Odegaard teksa një vend ka edhe për Jorginhon.

Nga ana tjetër, City e nis Haaland në majën e sulmit teksa në mbështetje të norvegjezit janë Mahrez dhe Grealish. në mesfushë De Bryune, Rodri e Gundogan ndërsa në mbrojtje rreshtohet treshja Ëalker, Ake dhe Ruben Dias. Në stol kanë përfunduar emra si Foden, Akanji dhe Laporte.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco