Barcelona ka paguar miliona euro për të korruptuar arbitrat? Reagon klubi: Është e vërtetë që...

Barcelona ka paguar miliona euro për të korruptuar arbitrat? Reagon klubi: Është e vërtetë që...

19:18, 15/02/2023

Skandal në futbollin spanjoll pas lajmit të publikuar nga SER Catalunia se Barcelona ka paguar 1.4 milionë euro në drejtim të Enriquez Negreira, zëvendëspresidentit të komitetit teknik të arbitrave, ndërkohë që ai ishte ende në detyrë. Ish-arbitri Hoze Maria Enrquez Negreira ka qenë zëvendëspresident nga viti 1994 deri në vitin 2018 dhe në dy vitet e fundit ka marrë 1.4 milionë euro.

Ai ka qenë gjithashtu arbitër gjatë 13 sezoneve. Sipas medias së njohur spanjolle, klubi katalanas ka paguar 532 mijë euro në vitin 2016, 541 mijë euro në vitin 2017 dhe 318 mijë euro në vitin 2018. Ai ka dhënë versionin e tij në Prokurori duke mohuar që ka pasur favore për skuadrën e Barcelonës dhe se këto pagesa të Barçës në drejtim të tij janë bërë për disa seminare që ka mbajtur ku u shpjegonte lojtarëve se si duhet të silleshin gjatë ndeshjeve me arbitrat.

Ai gjithashtu thotë se i ka trajtuar në mënyrë specifike lojtarët në varësi të arbitrit që kishte ndeshjen. Megjithatë, pavarësisht supozimit të tij, nuk ka asnjë dokument që tregon për shërbimin që ka bërë në shtëpinë e Barcelonës. Ai është paguar në të zezë pa paguar taksat.

Barcelona e mohoi diçka të tillë përmes një komunikate. “Nisur nga lajmi që po qarkullon orët e fundit se Barcelona ka paguar zëvendëspresidentin e komitetit teknik të arbitrave duam të mohojmë kategorikisht këtë gjë. Është e vërtetë që Barça ka punësuar disa arbitra për të shpjeguar se si duhet të sillen lojtarët, madje edhe ata të moshave”, shkruhet në deklaratë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco