Nuk duhet të jesh ndër më të mirët, rëndësi ka kush është babai: Djali i LeBron ftohet në kombëtaren amerikane

Nuk duhet të jesh ndër më të mirët, rëndësi ka kush është babai: Djali i LeBron ftohet në kombëtaren amerikane

13:22, 15/02/2023

Bronny James, djali i pikëshënuesit më të mirë në historinë e NBA-së, LeBron James, është ftuar në kombëtaren e të rinjve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

LeBron James Jr. ose më shkurt - Bronny, i cili mbushi 18 vjeç në tetor, do të luajë për ekipin e SHBA-së në Nike Hoop Summit, një event elitar basketbolli ku do të marrin pjesë lojtarët e rinj më të mirë nga e gjithë bota.

Federata e Basketbollit në SHBA publikoi listën e 13 basketbollistëve që do ta përfaqësojnë kombëtaren në ndeshjen kundër lojtarëve më të mirë U19 nga pjesa tjetër e botës, në të është edhe Bronny.

Është interesante se Bronny nuk është ndër basketbollistët më të mirë amerikanë në grupmoshën U19. Sipas renditjes së ESPN, ai aktualisht është vetëm lojtari i 28-të më i mirë i gjimnazit në SHBA dhe emri i LeBron padyshim që e ka “shtyrë” në kombëtare.

LeBron shpreson që pas një viti në kolegj, djali i tij do të luajë në NBA së bashku me të dhe do të shohim nëse Bronny ka vërtet talent për të luajtur në ligën më të fortë në botë.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco