Serie A/ Interi ndalet nga Sampdoria, i largohet kreut

Serie A/ Interi ndalet nga Sampdoria, i largohet kreut

22:52, 13/02/2023

Është mbyllur në barazim pa gola dueli mes Sampdorias dhe Interit i vlefshëm për javën e 22-të të Serisë A italiane.

Një tjetër hap fals për skuadrën e Inzagit, që tashmë e sheh veten -15 pikë nga kryesuesit e Napolit.

Zikaltërve iu duhen “dylbi” për të parë kreun, me napolitanët që duket se kanë marrë arratinë, duke vendosur një dorë te titulli kampion.

Pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta për shënim, zikaltrit nuk arritën të mposhtnin dot portierin Audero.

Një pikë kjo që i shkon përshtat Sampdorias së Stankoviç, që renditet në vendin e parafundit në renditje me diferencë -8 nga Specia e vendit të 18-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco