Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

VIDEO/ ‘Çmenduri’, lojtari futet si portier dhe pret penallti në minutën e 94-t

VIDEO/ ‘Çmenduri’, lojtari futet si portier dhe pret penallti në minutën e 94-t

21:22, 12/02/2023

Seria C në Itali ka përjetuar sot një episod me të vërtetë të rrallë.

Skuadra e Monterosit ka mundur me shifrat 2-0 Xhulianon, falë aftësive të një mesfushori… si portier.

Në fundin e sfidës, kur shifrat ishin ende 1-0 për Monterosin, ekipi lacial u ndëshkua me penallti dhe portieri me karton të kuq pasi e kishte shkaktuar atë.

Ai la skuadrën me 10 lojtarë e ndërkohë kishin mbaruar edhe zëvendësimet.

Kështu, në portë hyri mesfushori Samuele Parlati i cili vendosi dorashkat dhe ia doli që të neutralizonte gjuajtjen nga pika e bardhë të Salveminit të ekipit kundërshtar, i cili humbi shansin që të barazonte rezultatin në minutën e 94-t.

Më pas nisi kundërsulmi i Monterosit që solli edhe golin e 2-0 dhe vulosi këtë fitore me një hero me të vërtetë të veçantë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco