Lajmi i fundit

EMRI/ Vrau çiftin e të moshuarve, policia identifikon autorin e krimit…

Manchester City mposht Aston Villën dhe i afrohet Arsenalit  ​

Manchester City mposht Aston Villën dhe i afrohet Arsenalit ​

19:34, 12/02/2023

Manchester City ka fituar ndeshjen e radhës në Premier Ligë.

‘Citizens’ mposhtën 3-1 skuadrën e Aston Villës.

Ndeshja nisi furishëm për Cityn, pasi shënuan që në minutën e 4-t.

Ishte Rodri që realizoi pas asistimit nga Riyad Mahrez.

Gundogan e dyfishoi epërsinë e Manchesterit, duke shënuar në minutën e 39-të.

Kurse, në kohën shtesë të pjesës së parë ishte Mahrez ai që realizoi për 3-0 nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me tri gola epërsi për kampionin në fuqi.

Pjesa e dytë gjithashtu më e mirë ishte për vendasit.

Megjithatë mysafirët gjetën golin.

Ishte minuta e 61-të kur Watkins shënoi dhe çoi rezultatin në 3-1.

Me këtë fitore Manchester City merr vendin e dytë me 48 pikë, tri më pak se Arsenali, por ‘Topçinjtë’ kanë një ndeshje më pak.

Aston Villa në anën tjetër pozicionohen në vendin e 11 me 28 pikë në total.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco