VIDEO/ Goli i Zhegrovës nuk mjafton, Lion eliminon Lilën nga Kupa e Francës

VIDEO/ Goli i Zhegrovës nuk mjafton, Lion eliminon Lilën nga Kupa e Francës

20:35, 08/02/2023

Edon Zhegrova po shndërrohet në një protagonist te skuadra e Lilës. Shqiptari i Kosovës, gjeti golin e dytë radhazi. 23-vjeçari, pasi shënoi në kampionat në datën 4 shkurt ndaj Ren, në triumfin 1-3, mbrëmjen e sotme tundi sërish rrjetën, kësaj here ndaj Lionit, në duelin e vlefshëm për Kupën e Francës.

Zhegrova goditi saktë brenda zonës, pas asistim të Kabelës, duke vendosur baraspeshën 2-2. Lioni kishte shënuar 2 gola në pjesën e parë me Çerki dhe Lakazet, ndërkohë që Dejvid, rihapi sfidën me penallti. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 2-2, ndërkohë që ndeshja shkoi me 11-metërsha, ku lojtarët e Lion u treguan më të saktë dhe kaluan në turin tjetër.

Për Zhegrovën ky ishte goli i dytë në 13 ndeshje. Shqiptari i Kosovës, gjithashtu ka regjistruar edhe 2 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco