Conte me ‘dhimbje koke’, Tottenhami humb portierin titullar

Conte me ‘dhimbje koke’, Tottenhami humb portierin titullar

15:14, 08/02/2023

Tottenham Hotspur siguroi një fitore të madhe në sfidën e kaluar në Premier League, përballë Manchester Cityt.

Skuadra e Antonio Contes mundi në shtëpi 1-0 kampionët në fuqi të Anglisë, megjithatë, së fundmi, Tottenhami ka marrë një lajm të keq.

Kapiteni i ekipit Hugo Lloris pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e fundit dhe do të mungojë për një kohë të konsiderueshme në periudhën më të rëndësishme të sezonit.

Portieri me origjinë franceze nuk do të jetë i gatshëm për gjashtë deri në tetë javë, rikthimi i tij pritet të ndodhë në fillimin e muajit prill.

Një goditje e rëndë për Tottenhamin në prag të disa sfidave shumë të rëndësishme në Premier League dhe Champions League. 

“Spurs” do të luajnë këtë javë në kampionat në transfertë përballë Leicesterit, ndërsa menjëherë më pas do të përballen në sfidën me eliminim direkt në Champions League me Milanin.

I gatshëm për Tottenhamin pritet të jetë portieri i dytë, anglezi Fraser Forster, i cili këtë sezon ka luajtur disa ndeshje në Kupë.

34-vjeçari këtë sezon ka luajtur edhe në një ndeshje në Premier League, në barazimin 2-2 të Tottenhamit me Brentfordin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco