Trajneri personal i Ronaldos dhe Benzemas krahason përgatitjen fizike të lojtarëve

Trajneri personal i Ronaldos dhe Benzemas krahason përgatitjen fizike të lojtarëve

12:32, 08/02/2023

Ish-trajneri personal i Ronaldos, Javier Atalaya, ka thënë se Benzema, është fizikisht superior ndaj portugezit.

Atalaya, i cili aktualisht është trajneri personal i sulmuesit të Real Madridit, ka punuar ngushtë me Cristiano Ronaldon gjatë kohës së tij në Madrid.

Cristiano Ronaldo konsiderohet gjerësisht si një nga futbollistët që i kushton shumë kohë dhe rëndësi stërvitjes, megjithatë, Javier deklaroi se Karim stërvitet edhe më intensivisht se numri 7.

Benzema pësoi një dëmtim kundër Valencias të enjten e kaluar që e ka lënë në dyshim pjesëmarrjen e tij në 1/8 e ardhshme të Ligës së Kampionëve.

Trajneri personal i sulmuesit francez foli për rikthimin e Benzemas:

“Karim po përmirësohet çdo ditë. Ai shkon shkon vazhdimisht në palestër. Mentaliteti i francezit është të përmirësohet çdo ditë.Cristiano nuk mund të përballonte llojin e stërvitjes që duron Benzema”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco