Vlahovic rikthehet te goli pas 115 ditësh: Më duhet të gjej ritmin

Vlahovic rikthehet te goli pas 115 ditësh: Më duhet të gjej ritmin

12:35, 08/02/2023

Dusan Vlahovic shënoi sërish pas 115 ditësh, serbi shpjegon se sa vlen dopjeta e tij ndaj Salernitanës.

“Është e rëndësishme që një sulmues të shënojë, ne jetojmë për këtë. Falënderoj Di Maria dhe trajnerin që më lejuan të gjuaj penalltinë, sepse për mua ishte shumë e rëndësishme. Tani dua të vazhdoj kështu, gjithmonë në shërbim të skuadrës, sepse gjëja më e rëndësishme është fitimi i ndeshjeve”.

Sipas sulmuesit serb, Allegri gjithashtu e nxiti ekipin drejt suksesit 3-0: “Trajneri e di se sa mund të japim, ai nuk dëshiron që ne të relaksohemi. Edhe në epërsinë 3-0 duhet të jemi gjithmonë kompaktë, nuk mund të humbasim disa topa, veçanërisht nëse ndodh në ndeshjet ende në ekuilibër. Kjo fitore na jep një shtysë të madhe, na ndihmon të rritemi”.

Vlahovic shpjegon për Dazn se si ndihet: “Më duhet të luaj ndeshje për të gjetur ritmin. Duke luajtur, gjendja shpejt do të arrijë 100%”.

Së fundi, për situatën në renditje: “Tani ky është realiteti, ne kemi 26 pikë dhe duhet të shikojmë ndeshje pas ndeshjeje. Duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur, sepse vetëm fitorja ka rëndësi për Juventusin”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco