Zanetti: Ne folëm me Messin, por nuk mundëm të ‘përballeshim’ me PSG-në

Zanetti: Ne folëm me Messin, por nuk mundëm të ‘përballeshim’ me PSG-në

17:09, 07/02/2023

Zv.presidenti i i Interit dhe ish-kapiteni i këtij klubi, Javier Zanetti, ka zbuluar se ka pasur negociata me bashkatdhetarin e tij Lionel Messi.

Zanetti tha se ka folur me Messin kur u largua nga Barcelona, ​​por Interi nuk mundi të konkurronte me ofertën e PSG-së më të fuqishme financiarisht, si dhe me ofertat e klubeve nga Premier League.

Messi u largua nga Barca kur kontrata e tij skadoi në vitin 2021 dhe iu bashkua PSG-së si lojtar  i lirë. Zanetti ishte përpjekur më parë që Messi të nënshkruante me Interin

"Unë u befasova kur Messi u largua nga Barcelona. Realisht, ne nuk mund të konkurrojmë me klubin e PSG-së apo ato të Premier League, por ne biseduam kur kishte një shans," zbuloi Zanetti.

 

Interi ka mposhtur të dielën Milanin në derbin e qytetit, për herë të dytë në 20 ditë. Tani është në vendin e dytë të renditjes, por me 13 pikë më pak se lideri Napoli që humbi vetëm një ndeshje këtë sezon dhe atë kundër Interit në janar në stadiumin Giuseppe Meazza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco