Tërmeti në Turqi, nën rrënoja edhe ish-lojtari i Chelsea-t e Newcastle

Tërmeti në Turqi, nën rrënoja edhe ish-lojtari i Chelsea-t e Newcastle

19:07, 06/02/2023

Turqia është duke kaluar një situatë tejet të vështirë për shkak të tërmetit që tronditi vendin. Bëhej fjalë për një tërmet shkatarrimtar me magnitudë 7.8, teksa janë me mijëra personat që kanë humbur jetën ndërsa ende një pjesë e madhe janë nën rrënoja në pritje të operacionit të shpëtimit.

Së fundmi, bëhet e ditur se edhe ish-lojtari i Chelsea, Everton e Newcastle në Premier League, Christian Atsu është nën rrënoja. Mesfushori ishte transferuar në Turqi verën e kaluar dhe aktivizohej me skuadrën e Hatayspor dhe për pasojë nuk i ka shpëtuar tërmetit të frikshëm që goditi Turqinë. Së fundmi, për Atsu reagoi edhe Federata e Ganës që shpreson të marrë lajme pozitive.

Ndërkohë, për t’u theksuar është edhe fakti se dy lojtarë dhe dy pjesëtarë të Hatayspor u shpëtuan disa orë më parë nga operacionet e kërkim shpëtimit teksa për fat ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco