Lajmi i fundit

‘Vjedhjet’ me ‘5D’, opozita vijon protestë sot te bashkia e Tiranës

40 shtete mund të bojkotojnë Olimpiadën e Parisit

40 shtete mund të bojkotojnë Olimpiadën e Parisit

22:38, 03/02/2023

 

Ministri i Sportit dhe Turizmit në Poloni, Kamil Bortniczuk, tha se deri në 40 shtete mund të bojkotojnë Lojërat Olimpike të Parisit, diçka që do ta bënte krejtësisht të pakuptimtë ngjarjen e madhe sportive.

Deklarata e tij erdhi pasi Polonia, Lituania, Estonia dhe Letonia refuzuan bashkërisht planin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për të lejuar sportistët rusë dhe bjellorusë që të marrin pjesë në turneun e vitit 2024. Ukraina sigurisht që ka kërcënuar me bojkot nëse kjo ndodh, por KON tha të enjten se bojkoti do të ndëshkonte vetëm sportistët.

Bortniczuk tha se besonte që ishte e mundshme që Polonia të ngrejë një aleancë me 40 shtete të tjera, përfshi Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadanë, për të kundërshtuar planet e KON-it para mbledhjes së 10 shkurtit. “Nëse ne bojkotojmë Olimpiadën, atëherë ajo do të ishte e pakuptimtë”, tha Bortniczuk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco