Adnan Januzaj është transferuar nga Sevilla tek Baksaksehir në formën e huazimit deri në fund të sezonit 2022/2023.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk në faqen zyrtare, ku i uron mirëseardhjen futbollistit me origjinë shqiptare, që ka përfaqësuar kombëtaren e Belgjikës.
“Klubi ynë ka nënshkruar marrëveshje huazimi me Adnan Januzaj, i cili së fundmi ka luajtur për Sevilla Club, një nga skuadrat spanjolle të La Ligës, deri në fund të sezonit 2022-2023. Mirëpresim Adnan Januzaj në familjen tonë. I urojmë suksese.”
Përvoja e Januzajt te Sevilla nuk shkoi aspak siç ai mund ta kishte imagjinuar dhe për këtë arsye klubi spanjoll por edhe vetë lojtarin ranë dakord për këtë lëvizje. Huazimi i Januzajt te Basaksehir nuk përfshin opsionin e blerjes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: