Momente paniku në klubin e njohur, avioni bën ulje të detyruar

Momente paniku në klubin e njohur, avioni bën ulje të detyruar

21:02, 02/02/2023

Avioni me futbollistët e skuadrës së njohur Goteborg, i cili ishte nisur drejt Spanjës, ka bërë një ulje të detyruar sot në mëngjes pas vetëm gjysmë ore fluturim për shkak të disa topave të fryrë që ndodheshin në të.

“Ne kemi rreth 30 topa të fryrë në fluturim. Duhet të kthehemi dhe të ndalemi në Kopenhagë për shkak të rrezikut të shpërthimit të tyre. Pasi të ulemi, topat duhet të shfryhen, gjë që do të zgjasë rreth 30 minuta. Kërkojmë falje për këtë”, njoftoi kapiteni i fluturimit i cili më pas u detyrua të ulej në Kopenhagë.

Më pas gjithçka vijoi normalisht. Kujtojmë që kampionati në ligën suedeze Allsvenskan fillon në prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco