FIFA po ‘amerikanizon’ gjithnjë e më shumë futbollin: Arbitri ia shpjegoi vendimin publikut me altoparlant

FIFA po ‘amerikanizon’ gjithnjë e më shumë futbollin: Arbitri ia shpjegoi vendimin publikut me altoparlant

10:29, 02/02/2023

Mbrëmë me ndeshjen mes Al Ahly të Egjiptit dhe Auckland City të Zelandës së Re filloi Kampionati Botëror i Klubeve në Marok.

Al Ahly kaloi në çerekfinale pasi fitoi 3-0 me golat e Hussein Elshahat (45+2'), Mohamed Sherif (56') dhe Percy Tau (86') dhe në fund të ndeshjes pamë një skenë historike.

Në kohën shtesë, gjyqtari kinez Ning Ma i tregoi mbrojtësit të Auckland City, Adam Mitchell një karton të kuq dhe akordoi një penallti.

Por pasi shkoi në monitorin e VAR-it dhe shikoi situatën e kontestuar, ai u bind se kishte gabuar duke treguar pikën e bardhë dhe korrigjoi vendimin e tij.

Shumë në stadium u hutuan kur dëgjuan zërin e arbitrit në altoparlant. Pas shqyrtimit të regjistrimit, Ma ndezi mikrofonin dhe i shpjegoi audiencës vendimin e tij.

Konkretisht, FIFA prezantoi në mënyrë eksperimentale një rregull sipas të cilit arbitri ua shpjegon vendimet e kontestuara shikuesve në stadium dhe në televizion, ashtu si vite më parë në futbollin amerikan, më saktë në ligën NFL.

Skuadra egjiptiane në çerekfinale do të luajë kundër kampionit të CONCACAF-it, Seattle, ndërsa kampioni evropian Real Madrid pret në gjysmëfinale më të mirën e asaj ndeshjeje.

Në pjesën e dytë të shortit, kampioni i Amerikës së Jugut Flamengo do të luajë në gjysmëfinale kundër fituesit të ndeshjes mes marokenëve të Wydad Casablanca dhe sauditëve të Al-Hilal.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco