Tension te Bayerni, trajneri Nagelsmann del kundër lojtarëve

Tension te Bayerni, trajneri Nagelsmann del kundër lojtarëve

19:46, 01/02/2023

Bayern Munchen vijon të udhëheqë Bundesligën në kuotën e 37 pikëve, por pas tre barazimeve radhazi, bavarezët ndjejnë shumë pranë skuadrat konkurrente si Union Berlin, Leipzig, Borussia Dortmund apo edhe Freiburg.

Trajneri i rekordmenëve të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, e tregon hapur pakënaqësinë në lidhje me performancën e disa prej yjeve të skuadrës teksa sipas shtypit vendas, në stërvitjen e fundit nuk kanë munguar edhe tonet e larta.

Tekniku ia ka bërë të qartë në stërvitje lojtarëve se janë duke zbritur në fushë shumë të relaksuar dhe me mendjen se e kanë të sigurt suksesin.

“Është një problem që e kemi folur disa herë dhe disa prej jush vijojnë të gabojnë. Pasimet në fushë nuk janë të zgjuara”, ishin fjalët e Nagelsmann në stërvitjen e fundit.

Së fundmi, trajneri 35-vjeçar është nervozuar edhe me Serge Gnabry i cili në ditën e pushimit vendosi të largohej nga Gjermania për të ndjekur Javën e Modës në Paris.

Një mentalitet që Nagelsmann nuk mund ta tolerojë në asnjë formë, ndërsa situatën po e ndjekin me shumë vëmendje edhe drejtuesit e klubit.

Për momentin, posti i trajnerit Nagelsmann nuk është i rrezikuar, mirëpo emri i Thomas Tuchel ka nisur të qarkullojë si një opsion i mundshëm për Bayern Munchen pasi tensionet janë gjithnjë e duke u shtuar në kampin bavarez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco