Dëmtohet Krsital Abazaj, sulmuesi niset drejt Kroacisë

Dëmtohet Krsital Abazaj, sulmuesi niset drejt Kroacisë

19:43, 01/02/2023

 

Kristal Abazaj nuk është në dispozicion të Orges Shehit. Afrimi më i bujshëm i Tiranës, ka shfaqur shqetësime në gju dhe do të duhet të mungojë disa ditë.

Për lojtarin e vijës së parë të sulmit, që mund të aktivizohet edhe si ëinger, nevojitet në rastin më të mirë një kontroll i specializuar në Kroaci dhe një terapi e kujdssshme për disa ditë.

Në rastin më të keq, do të ketë nevojë për të bërë një operacion në gju, çka do ta shtynte akoma edhe më shumë qëndrimin jashtë fushave dhe mungesën e tij për bardheblutë.

Te Tirana, Abazaj u pa si përforcim me shumë peshë për të zëvendësuar Redon Xhixhën, kryegolashënuesin e kampionatit, mirëpo duket se mesfushori i avancuar nuk është ende ne gjendjen e tij më të mirë për të dhënë kontribut.

Abazaj u aktivizua në ndeshjen ndaj Erzenit disa minuta në transfertën e fituar në Durrës dhe gjithashtu në transfertë ndaj Kukësit, ku Tirana doli pa pikë, por pas këtyre dy aktivizimeve, lojtari ka ndjerë dhimbje dhe është bërë menjëherë konsulta për t’u nisur drejt Kroacisë ku edhe do të shihet gjendja e tij fizike.

Te skuadra e Tiranës shpresa është që të jetë vetëm një shqetësim i vogël që kërkon pak ditë rikuperim, pasi në rast të një operacioni do ta bënte shumë të vështirë mundësinë që Abazaj të kontribuonte këtë sezon për skuadrën kryeqytetase në arritjen e objektivave sezonale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco