Tenisti i famshëm në ushtrinë ukrainase hedh bomba me dron: Praktika e bën të përsosur

Tenisti i famshëm në ushtrinë ukrainase hedh bomba me dron: Praktika e bën të përsosur

15:26, 01/02/2023

Ish-tenisti Aleksandr Dolgopolov (36) është pjesë e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë dhe këto ditë ka tërhequr sërish vëmendje të madhe mediatike me një postim në rrjetet sociale.

Kështu, ish-tenisti i 13-të në botë aktualisht është pilot i dronëve me të cilët hedh bomba në caqet ruse.

"Praktika e bën të përsosur. Dhe komentet e shokëve të mi janë të paçmueshme," shkroi Dolgopolov në Twitter së bashku me një video të përbashkët të tij duke praktikuar bombardimin me dron.

 

 

Më herët në një intervistë, ai tha se lufta është një rrëmujë e madhe.

"Tenisi në një farë mënyre më përgatiti për luftë. Duhet të jesh i qetë dhe të reagosh shpejt dhe saktë, të marrësh vendimet e duhura. Nuk kam panik, shumë teknika në tenis mund të aplikohen edhe në luftë. Vendime të gabuara në luftë mund t'ju kushtojë jetën," ishte shprehur Dolgopolov.

Ukrainasi fitoi tre tituj kampion në karrierën e tij - Buenos Aires në 2017, Uashington në 2012 dhe Umag në 2011.

 

Megjithatë, kur rusët pushtuan territorin ukrainas, Dolgopolov iu bashkua ushtrisë dhe hoqi dorë nga tenisi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco