Zyrtare/ Egnatia nënshkruan me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare

Zyrtare/ Egnatia nënshkruan me ish-futbollistin e kombëtares shqiptare

14:40, 01/02/2023

Egnatia ka zyrtarizuar Hysen Memollën si lojtarin më të ri. Klubi nga Rrogozhina ka arritur akordin me ish-lojtarin e kombëtares shqiptare. Anësori i majtë ndërpreu në ditën e parë të janarit bashkëpunimin me finlandezët e Lahtit.

30-vjeçari numëron gjashtë ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë, ndërkohë që ka një eksperiencë të madhe. Memolla ka luajtur më parë me Salernitanën dhe Hellas Veronën në Itali, teksa ka luajtur edhe në Hungari, Kroaci, Finlandë dhe Slloveni.

Mbrojtësi i krahut i është bashkuar skuadrës së Superiores në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Tetova për duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut.

 

Në postim shkruhet se futbollisti është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit dhe më pas iu është bashkuar ekipit në stërvitje.

Postimi i plotë

📝 HYSEN MEMOLLA RIKTHEHET NE SHTËPI.
Hysen Memolla është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit nga Presidenti i klubit z.Agim Demrozi dhe Kryetari i Bashkisë z. Edison Memolla.
Më pas futbollisti është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Skënderbeut.
#forcaegnatia

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco