Avokati i Alves: Ka një provë kyçe, pamjet e kamerave të vëzhgimit zbulojnë se Dani nuk është fajtor

Avokati i Alves: Ka një provë kyçe, pamjet e kamerave të vëzhgimit zbulojnë se Dani nuk është fajtor

14:19, 01/02/2023

Dani Alves ndodhet ende në paraburgim me akuzën e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. Ai po mbahet në burgun “Brians 2” në pritje të fillimit të gjyqit të tij, të cilit për momentin i është mohuar lirimi me kusht.

Mirëpo, së fundmi ka mbërritur një lajm i mirë për futbollistin brazilian. Tashmë avokati i tij ka treguar se si situata ka ndryshuar paksa në favor të tij, pasi regjistrimi nga kamera e vëzhgimit tregonte sesi vajza hynte me dëshirën e saj në tualet.

Sipas avokatit Cristobal Martell, në video shihet se si "Alves shkon majtas dhe hap derën e tualetit. Dy minuta më vonë, pasi foli me dy miqtë dhe kamarierin, gruaja shkon në të njëjtën derë dhe e hap atë. Ato video flasin vetë”.

Në dy deklarata të ndryshme, Alves ka thënë se vajzën e ka gjetur në tualetin e seksionit VIP të klubit rastësisht kur ka hyrë në tualet, pas së cilës ka dalë me shpejtësi dhe se takimi i tyre i shkurtër ka qenë i vetmi kontakt mes tyre. Në një deklaratë tjetër ai ka pohuar të kundërtën: se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën në tualetin e klubit me pëlqimin e saj.

Avokatja e vajzës së dhunuar kishte thënë më herët se futbollisti nuk ka përdorur masa mbrojtësi dhe se klientja e saj ka denoncuar menjëherë abuzimin në polici. Ajo nuk i shkatërroi as provat si shumë vajza pas përdhunimit sepse nuk i lau të brendshmet.

Në dëshminë e saj, denoncuesja tha se Alves e ka futur me forcë në tualetin e vendosur në një dhomë private të klubit të natës Sutton, shkruan Marca. Alves përballet me një dënim me burg nga katër deri në 12 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco