Arsenali zyrtarizon marrëveshjen me Jorginhon, detajet

Arsenali zyrtarizon marrëveshjen me Jorginhon, detajet

22:38, 31/01/2023

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Chelsea-t, Jorginho, për 12 milionë stërlina.

Mesfushori italian ka firmosur një kontratë 18-mujore me “Topçinjtë”, duke nisur një përvojë të renë Londër.

Mikel Arteta do të ketë në dispozicion mesfushorin qendror, pasi dështoi për të marrë “yllin” e Brightonit, Moises Caicedo.

Arsenali konfirmoi se Jorginho ka rënë dakord për një marrëveshje 18-mujore me kryesuesit e Premier League.

“Jorginho është një lojtar me inteligjencë, aftësi të thella drejtuese dhe me përvojë të madhe në Premier League dhe ndeshjet ndërkombëtare”, tha Arteta.

“Jorginho ka fituar në karrierën e tij, por ai ka ende urinë dhe vullnet të madh për të kontribuar këtu. Ne jemi shumë të kënaqur që nënshkruajmë me Jorginhon dhe e mirëpresim atë dhe familjen e tij në klub”.

Gjatë kohës së tij te Chelsea, Jorginho fitoi një Champions, një Europa League, një Superkupë dhe një Kupë të Botës për Klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco