FSHF rikthen kursin e trajnerëve për licencën UEFA C, ja risitë që sjell ky edicion

FSHF rikthen kursin e trajnerëve për licencën UEFA C, ja risitë që sjell ky edicion

18:08, 30/01/2023

Kursi për trajnerët e licencës UEFA C, i organizuar nga Federata Shqiptare, rikthehet këtë vit pas një riorganizimi dhe ristrukturimi të realizuar në bashkëpunim me ekspertët e UEFA-s për edukimin e profesionistëve të futbollit.

Në këtë edicion të parë do të ketë 30 pjesëmarrës, ndërkohë që kërkesat kanë qenë shumë të larta me kursin që nis këtë të enjte dhe është i ndarë në tre blloqe leksionesh për t’u përmbyllur më 21 prill.

Në këtë kurs, që do të udhëhiqet nga Sektori i Edukimit në FSHF, do të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë një karrierë në këtë sport.

Kurs i licencës UEFA C është e bazuar në katër shtylla të cilat janë trajneri, lojtari, ndeshja dhe ambienti, ndërkohë kjo licencë është edhe baza e trajningut prej nga ku nis edhe rrugëtimi për t’u bërë trajner profesionist.

Përmes leksioneve trajneri do të mësohet duhet të krijojë mundësi të barabarta për të gjithë lojtarët, pavarësisht gjinisë, prejardhjes dhe aftësive të ndryshme si edhe të transmetojë frymëzim dhe dëshirë tek lojtari për të luajtur futboll dhe për të qëndruar i përfshirë në futboll.

Gjithashtu, do të mësohet se si një trajner të planifikojë dhe hartojë ndeshjet, duke e vënë theksin tek argëtimi dhe zhvillimi i lojtarëve, por edhe duke përdorur lojën si një mjet për të ndihmuar lojtarët në zhvillimin e tyre personal dhe futbollistik.

Në leksionet e para do të jetë i pranishëm si lektor edhe eksperti i UEFA-s për edukimin e trajnerëve, Savvas Constantinou, ndërkohë që do të ketë edhe lektorë shqiptarë, që janë emra të njohur në fushën e trajningut.

Ata që do të zotërojnë licencën e trajnerit UEFA C mund të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

Pas ristrukturimit, kursi për licencën UEFA C do të vijojë edhe me edicione të tjera për të formuar sa më shumë trajnerë të ardhshëm.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco