La Liga/ Atletico Madrid siguron pikët e plota në transfertë me Osasunën

La Liga/ Atletico Madrid siguron pikët e plota në transfertë me Osasunën

19:14, 29/01/2023

Atletico e Madridit kthehet me pikë të plota nga stadiumi “El Sadar”.

Një gol për tre pikë, u shënuan nga futbollisti Niguez në minutën e 74-t.

Mbrojtja e Osasunës pothuajse ishte e “fjetur” dhe Niguez me goditje të fortë realizoi për fitoren 1-0 të Atleticos.

Pas javës së 19-të në kampionatin spanjoll, Atletico renditet në vend të katërt me 34 pikë dhe ka 6 më shumë se Osasuna që renditet e shtata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco