Formacioni më i mirëi vitit 2022/ Nga Bekaj te Skuka, zgjidhen 'yjet'

Formacioni më i mirëi vitit 2022/ Nga Bekaj te Skuka, zgjidhen 'yjet'

20:02, 27/01/2023

 

“Më të Mirët 2022”, mbrëmja gala që organizon FSHF dhe Digitalb, ku ka nderuar 11 futbollistët më të mirë për vitin e kaluar në Abissnet Superiore.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga gazetarët sportivë dhe analistët e emisioneve sportive në vend.

Në formacionin më të mirë dominojnë Tirana kampione e Partizani me nga katër. Më pas Vllaznia, fituese e Kupës, me dy e nënkampionët e Laçit me kapitenin.

Image

Visar Bekaj u zgjodh portieri më i mirë. Në mbrojtje janë shkodranët Enis Hakaj e Erdenis Gurishta nga krahët, dhe kryeqytetasit Eneo Bitri dhe Filip Najdovski në qendër.

Më pas Massanga Matodo e Arinaldo Rrapaj të Partizanit, bashkë me Mentor Mazrekajn e Laçit. Ndërkohë, Xhuliano Skuka formon treshen ofensive bashkë me dy ish-bardheblutë Redon Xhixha e Taulant Seferi.

Katër lojtarë të formacionit më të mirë janë larguar nga Superiorja: Seferi në Ukrainë (Vorskla), Skuka në Francë (Metz), Xhixha në Azerbajxhan (Qarabag) e Bitri në Çeki (Banik Ostrava).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco