Orges Shehi shpallet 'Trajneri i vitit 2022', trajneri i Shqipërisë i dorëzon trofeun teknikut bardheblu

Orges Shehi shpallet 'Trajneri i vitit 2022', trajneri i Shqipërisë i dorëzon trofeun teknikut bardheblu

19:51, 27/01/2023

Tirana arriti që të merrte titullin kampion edicionin e shkuar dhe meritë të padiskutueshme ka edhe trajneri Orges Shehi. Tekniku durrsak është votuar si trajneri më i mirë i vitit duke mundur në këtë garë Shpëtim Duron dhe Mirel Josën.

Image

Shehi ishte ai i cili ndërtoi ekipin që në fund ia doli të fitonte titullin disa javë para mbylljes së sezonit, ndërkohë që mori dhe Superkupën në fundin e vitit të shkuar.

Tirana e ka nisur mirë edhe sezonin e ri, teksa pas dy fazave të para ndodhet në vendin e parë me katër pikë më shumë se Partizani ndjekës, duke konfirmuar se mbetet ajo skuadra për t’u mposhtur dhe kandidatja kryesore për titullin kampion.

“Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye: e para që isha midis dy trajnerëve të mi. Jemi kolegë, por i thërras akoma mister. Do doja ta ndaja me stafin tim teknik këtë çmim, edhe pse është individual”, u shpreh trajneri kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco