Këpuca e Artë 2022 për djem / Goleadori i Superiores, Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembë

Këpuca e Artë 2022 për djem / Goleadori i Superiores, Saliou Guindo merr çmimin nga Kristian Karembë

19:36, 27/01/2023

Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.

Këpuca e Artë 2022 për djem i ka shkuar sulmuesit të Laçit, Saliou Guindo, i cili e mbylli sezonin e kaluar në kuotën e 19 golave, duke e siguruar kështu çmimin e golashënuesit me të mirë.

Për t’i dorëzuar trofeun sulmuesit në skenë është ftuar ish-kampioni i Botës dhe i Europës me Francën, Kristian Karembë, teksa Guindo ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco