Mbrëmja gala 'Më të mirët 2022'/ Simon Simoni mund rivalët, portieri lezhjan fiton trofeun “Talenti i vitit”

Mbrëmja gala 'Më të mirët 2022'/ Simon Simoni mund rivalët, portieri lezhjan fiton trofeun “Talenti i vitit”

19:24, 27/01/2023

Ka nisur mbrëmja gala e FSHF-së e cila do të ndajë çmimet e më të mirëve.

Nga kjo mbrëmje do të shpërndahen çmimet si “Lojtari më i mirë i vitit”, “Trajneri më i mirë” e shumë të tjerë.

19:21 – Simon Simoni fiton trofeun “Talenti i vitit”

Në pamundësi për të qenë prezent, për shkak të angazhimit me ekipin e Frankfurt, Simoni dërgoi një video-mesazh përshëndetës: “Mirëmbrëma të gjithëve! Në radhë të parë ndihem i nderuar për këtë çmim që po marr sot. Do të doja t’ju falënderoja nga afër, por për shkak të impenjimit që kam me ekipin nuk munda të jem sot në sallë. Ky çmim në veçanti i dedikohet familjes time që ka mbështetur gjatë gjithë kohës, personave që më kanë qëndruar afër dhe më kanë ndihmuar në zhvillimin tim ditë pas dite, trajnerëve të Akademisë së Shënkollit dhe Dinamos e gjithashtu trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Besoj se në Shqipëri ka mjaftueshëm talente që kanë cilësi, por duke punuar shumë dhe duke u stërvitur shumë mund të arrijnë në klube të njohura europiane. Ju uroj suksese në vijim”, u shpreh portieri.

Image

19:18 – Rosela Vasa fiton çmimin ‘Talentja e vitit”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco