Nuk vonon shumë, Egnatia gjen pasuesin e Shpëtim Duros

Nuk vonon shumë, Egnatia gjen pasuesin e Shpëtim Duros

18:47, 27/01/2023

Pak orë më parë klubi i Egnatias njoftoi se kishte ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e njohur Shpëtim Duro, për shkak të rezultateve të dobëta.

Mirëpo, drejtuesit e klubit rrogozhinas kanë nisur menjëherë me punën për të gjetur edhe zëvendësuesin e Duros, ndërsa në radarët e klubit ka rënë ish-trajneri i njohur që ka drejtuar në Superiore.

Sipas “Panorama Sport”, Diego Longo është shumë afër marrëveshjes me rrogozhinasit, i cili ka mbërritur ditën e sotme në Shqipërisë për të diskutuar edhe detajet e fundit mes palëve. Kujtojmë se tekniku italian drejtoi Kukësin vitin e kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco